Kultura
Sonte Grupi “Guralumi” mban koncert në Sion
Sonte, më 25 maj, në orën 21:00, koncert të madh me një grup shqiptaro-zviceran mbresëlënës dhe me cilësi të rrallë
Fundjava që po vjen shënon paraqitjen në skenën zvicerane të muzikantëve shqiptarë të famshëm.
Nëse Rita Ora do të ndezë flakën në diskotekën Rinora 4 në Cyrih, në një stil krejtësisht tjetër grupi Guralumi do të flakërojë sallën me ritmet kosavare-zvicerane.
Të premten, më 25 maj, në orën 21:00 , shoqata kulturore zvicerane Ferme-Azil propozon një koncert të madh me një grup mbresëlënës dhe me cilësi të rrallë.
Guralumi është një grup muzikantësh, të cilët marrin frymëzimin nga muzika shqiptare. Ky grup përmban një veçanti falë nacionaliteteve të ndryshme që ka. Duke gërshetuar meloditë dhe ritmet folklorike tradicionale shqiptare me ngjyrat e stilit modern të muzikës funk, rok dhe xhaz, grupi Guralumi krijon gjithnjë atmosferë të paharrueshme dhe shumë dinamike.
Zëri i gjallë dhe i ngrohtë i këngëtares zvicerane, Morgane Galley, fton mysafirët që të zbulojnë këngën tradicionale në gjuhën shqipe. Ajo është e shoqëruar nga muzikantët tashmë të njohur, Gjon Gurlalumi në piano, Krenar Arifi, krijues në kitarë, Xavier Good, në saksofon, Lukas Knöpfel, perkusionist dhe Tiziano Tomasett, basist.
Morgane Galley
Xavier Good
Krenar Arifi
Gjon Guralumi
Tiziano Tomasett
Lukas Knöpfel
Unit Records Night: Guralumi + Rosset/Meyer/Geiger
Jazzle 25 mai 2012
Guralumi:Gjon Guralumi – piano, accordéonMorgane Gallay – voixKrenar Arifi – guitareXavier Good – saxophoneLukas Knöpfel – batterie, percussionsTiziano Tomasetti – basse
tel: +41(0)27 203 21 11
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
“Mëngjesi i Vëllazërimit” në Samitin e Diasporës, Hoxha: Trashëgimia shpirtërore është themeli i unitetit kombëtar Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vlerësoi harmoninë fetare si një nga shtyllat... -
Hoxha takon Këshillin Koordinues të Diasporës, fokus bashkëpunimi për “Shqipëria 2030” -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix










