Futboll
Sonte miqësorja Kosovë-Shqipëri
Për tifozët do të jetë festë e futbollit dhe t’i përkrahin dy ekipet shqiptare
Sonte do të jetë një festë e shqiptarëve në Zvicër. Nga ora 20:00 në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih do të takohen Kosova dhe Shqipëria, shkruan albinfo.ch.
Stadiumi me kapacitet rreth 25 mijë ulëse pritet të mbushet nga tifozët shqiptarë, që do të kenë mundësi të shohin nga afër dy ekipet shqiptare.
Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, do të kenë mundësi t’i provojnë disa lojtarë të rinj, që do t’u shërbejnë në Ligën e Kombeve që fillon në muajin shtator.
Ndërkohë, për lojtarët do të jetë një ndeshje e veçantë të ndeshen kundër njëri-tjetrit, ku disa futbollistë të Kosovës më parë kanë luajtur për Shqipërinë, kurse te kuqezinjtë aktivizohen shumë futbollistë nga Kosova.
Për tifozët do të jetë festë e futbollit dhe t’i përkrahin dy ekipet shqiptare.
E-Diaspora
-
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë Tragjedia në Austri: Viktimat nga Kosova sot përcillen për në banesën e fundit... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër














