CH-Ballkani
Sonte përfundon “Diaspora Flet 2017”
Në takimin në Prishtinë do të diskutohet rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të profesionistëve të diasporës dhe të rinjve në Kosovë, me folësit e ftuar: Aneta Mihali Xhiku dhe Mikra Krasniqi
Sonte nga ora 18:00 në lokalin “MIQT Pub” në Prishtinë do të mbahet takimi i fundit i nismës “Diaspora Flet” për vitin 2017.
Në takimin në Prishtinë do të diskutohet rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të profesionistëve të diasporës dhe të rinjve në Kosovë, me folësit e ftuar: Aneta Mihali Xhiku dhe Mikra Krasniqi, të cilat do të ndajnë përvojën e tyre dhe do të diskutohet rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, raporton albinfo.ch.
“Që nga emigrimi me familje në SHBA, para dy dekadave, Aneta Mihali Xhiku ka punuar në arsim si mësuese shkencash, në fushën ligjore si menaxhere e të drejtës intelektuale, si dhe u angazhua me Departamentin e Shtetit Amerikan, si dhe kontribuoi në agjenci të ndryshme si përkthyese e gjuhës shqipe. E sapokthyer në atdhe, Aneta ka nisur të punoj në Shqipëri e Kosovë me projekte zhvillimi. Gjithashtu, ajo u angazhua edhe në fushën e shkrimeve. Ndërsa, Mikra Krasniqi është ekonomiste në departamentin ekonomik të qeverisë së shtetit të Maryland-it në SHBA. Në këtë pozitë, Mikra është i ngarkuar me menaxhimin dhe drejtimin e një sërë projektesh rreth ekonomisë së rajonit dhe me gjerë”, thuhet në njoftimin e “Germin”.
Synimi i “Germin” është që ta ndryshojë bindjen e njëanshme për diasporën, si dhe të afroj të rinjtë nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve të moshave të ndryshme dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë, thuhej më tutje në njoftim.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale













