CH-Ballkani
Sonte përfundon fushata e balotazhit në Maqedoni, të dielën zgjedhjet në 35 komuna
Zgjedhjet lokale do të mbahen në 35 komuna, përkatësisht në 1.517 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë. Në raundin e dytë marrin pjesë 70 kandidatë për kryetarë komunash
Sonte në mesnatë përfundon fushata zgjedhore e zgjedhjeve lokale të balotazhit në Maqedoni, duke hyrë nga heshtja parazgjedhore. Votimet do të mbahen të dielën më 29 tetor prej orës 07:00 deri në orën 19:00, kurse zgjedhjet lokale do të mbahen në 35 komuna, përkatësisht në 1.517 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë
Në raundin e dytë marrin pjesë 70 kandidatë për kryetarë komunash.
Në komunat e Shkupit në raundin e dytë do të votohet në Çair, Butel, Saraj, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, ku të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime. Në 29 komunat e tjera në vend në raundin e dytë kanë të drejtë vote 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime, raporton alsatm.
Në Çair dhe Saraj balotazhi do të zhvillohet ndërmjet kandidatëve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, në Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Butel mes kandidatëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ndërsa në Shuto Orizarë mes kandidatit të LSDM-së dhe kandidatit të Lidhjes së romëve.
Në komunat e tjera raund të dytë do të ketë në Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Shtip, Vinicë, Demir Kapi, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Kavadar, Probishtip, Gradsko, Jegunovc, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Mogillë, Zërnovci, Novaci, Bërvenicë, Çeshinovë-Obleshevë, Bogovinjë, Vrapçishtë, Dollnen, Zhelinë, Likovë, Tearcë, Studeniçan dhe Karbinci.
Të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, votojnë të sëmurët dhe personat e me aftësi të kufizuara, të burgosurit dhe personat në paraburgim. Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor ku u zgjedh kryetari i qytetit të Shkupit dhe kryetarët e 45 komunave.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rënie e turizmit në Evropë prej krizës ekonomike – Zvicra pjesë e trendit Turizmi dhe ardhjet e turistëve përgjysmojnë rritjen... -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale










