Lajme
Sonte pritet koalicioni qeverisës PDK-AKR dhe pakicat
PDK-ja e Hashim Thaçit edhe zyrtarisht i ka dërguar sot ftesë AKR-së së Behgjet Pacollit për të formuar qeverinë e ardhshme të Kosovës. Sipas një kumtese për media të PDK-së, kjo ftesë nuk do t’i dërgohet asnjë partie tjetër shqiptare, ndërsa kjo ftesë vlen për partitë e pakicave që kanë siguruar mandate në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.
Mësohet se sonte do të formalizohet marrëveshja për bashkëkoalicion midis PDK-së dhe AKR-së. Albinfo mëson se takimi formal do të realizohet në restorantin “Puro” në dalje të Prishtinës, ku dy net më parë u takuan liderët e partive – Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli.
Koalicioni i ardhshëm do të ketë mbështetjen e 65 deputetëve: PDK ka 34 deputetë, AKR ka tetë, pakicat 22 deputetë, si dhe një deputet nga Lista “Dr. Ibrahim Rugova”, që është Ukë Rugova.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













