Shkurt.ch
Sot, 40-vjetori i të drejtës së gruas zvicerane për të votuar
Më 7 shkurt 1971 ishin burrat ata, të cilët në votimin popullor me 60 % për "ua dhuruan" grave të drejtën e votës
Sot, më 7 shkurt mbushen plot 40 vjet nga dita kur ka hyrë në fuqi në Zvicër e drejta e gruas për të votuar. Shikuar nga perspektiva e sotme, kur në Qeverinë Federale femrat e përbëjnë shumicën, vështirë të konceptohet një gjë e tillë.
Mirëpo, Zvicra, shembulli klasik i demokracisë, e ka futur kaq vonë në kushtetutën e saj të drejtën e votës për femra, pikërisht duke respektuar demokracinë tradicionale të drejtpërdrejtë, origjinale të saj. Kjo demokraci që ishte bartur nëpër shekuj, pra, ishte e menduar për burra prandaj burrat ishin ata që përmes demokracisë direkte do të votonin edhe për të drejtën e votës të grave.
Në fund, më 7 shkurt 1971 ishin po burrat, të cilët në votimin popullor “Iu dhuruan” grave të drejtën e votës.
Këtu ka qenë defekti që e ka bërë Zvicrën të vonohet kaq shumë në këtë aspekt. Ky defekt ka zvarritur pastaj edhe për 20 vite tjera fitimin e të drejtës së votës në disa kantone të Zvicrës. Ii fundit ka qenë kantoni Appenzell Innerhoden që këtë të drejtë e ka pranuar në vitin 1990. Por, ai e ka bërë këtë me detyrim, pra, vetëm pasi ia kishte imponuar Gjykata Kushtetuese!
Në historinë e gjatë të luftës për të drejtën e votës, ka pasdur, çuditërisht, edhe gra, të angazhuara kundër kësaj të drejte. Ato kanë bërë propagandë mjaft të zëshme për mosdhënien e të drejtës së votës gruas.
Sot, të drejtat politike të grave në Zvicër janë, sigurisht, të padiskutueshme. Por atyre u nevojitet edhe më tutje kuota, për të arritur përfaqësimin meritor në rrafshe të ndryshme. Po ashtu nëpër forume të ndryshme, dhe në poste të ndërmarrjeve ekonomik,e femrat janë të përfaqësuara ende në numër fare simbolik.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












