Kosova
Sot dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, sot bëhen homazhe dhe mbahet akademi përkujtimore.
Në gjithë Kosovën do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Ceremonia e homazheve fillon në orët e mëngjesit me nderime te varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz dhe Memoriali i dëshmorëve në Marinë. Një aktivitet rekreativ “Meeting off Road Drenica” do të mbahet në Skenderaj.
Me rastin e Epopesë së UÇK-së do të hapet instalacioni me fotografi dhe video, si dhe do të mbahet një akademi përkujtimore.
Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon nesër me ndezjen e zjarreve në Prekaz./kp
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











