Lajme
Sot do të gjykohet në Oslo vrasësi i 77 personave, Breivik
Gjykimi i ekstremistit të djathtë, Anders Behring Breivik, autor i dy sulmeve, ku u vranë 77 persona verën e kaluar në Norvegji, është hapur sot në orën 9: 00 në Oslo. Çështja qendrore do të fokusohet në shëndetin mendor të të lartpërmendurit.
Dita e parë do t’i përkushtohet leximit të aktakuzës dhe vërejtjeve paraprake të ministrit Publik që akuzon të pandehurin për “akte terroriste”. I akuzuari do të ketë gjithashtu mundësi të shprehet rreth fajësisë së tij.
Avokati i tij, Geir Lippestad, ka thënë se klienti i tij do të vetëdeklarohet i pafajshëm. Edhe pse ai do të pranojë aktet e kryera, Breivik beson se ka vepruar “në vetëmbrojtje” kundër “tradhtarëve të atdheut”, të cilët i akuzon të jenë fajtorë të islamizimit dhe multikulturalizimit të Norvegjisë. Ekstremisti 33-vjeçar do të duhet të sqarohet të martën për veprimet e tij të cilat i ka cilësuar tashmë si “të tmerrshme, por të nevojshme”.
Pika kryesore e gjyqit, i cili do të zgjasë 10 javë, do të sillet rreth shëndetit mendor të të akuzuarit. I konsideruar sikur të jetë psikopat dhe penalisht i papërgjegjshëm në raportin e parë psikiatrik, në raportin e dytë (10 prill) ai është shpallur nga kundërekspertët sikur një person i përgjegjshëm me plot vetëdije.
Në fund të fundit, pesë gjyqtarët e gjykatës së Oslos do të marrin vendimin e tyre rreth muajit korrik. Nëse Breivik shpallet penalisht i përgjegjshëm, ai do të dënohet me 21 vjet burgim, një dënim që mund të shtrihet më pas nëse ai vazhdon të konsiderohet ende i rrezikshëm. Përndryshe, nëse ai nuk është penalisht i përgjegjshëm, do t’i nënshtrohet trajtimit psikiatrik të mbyllur, potencialisht për tërë jetën e tij.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













