Shkurt.ch
Sot, eklips i pjesshëm i diellit mbi Zvicër
Eklipsi i diellit në Zvicër fillon në orën 8 e 15 minuta, ndërsa maksimumin do ta mbërrijë rreth një orë më vonë
Sot, e martë, në qiell do të shfaqet një fenomen i rrallë, eklipsi i pjeshëm i diellit. Hëna do të gjendet në mes të tokës dhe diellit në atë mënyrë që do të mbulojë (eklipsojë) rreth dy të tretat e diellit.
Eklipsi i diellit në Zvicër fillon në orën 8 e 15 minuta, ndërsa maksimumin do ta mbërrijë rreth një orë më vonë. I gjithë „spektakli” përfundon në orën 10 e 30 minuta.
Fenomeni do të mund të përjetohet edhe nëse do të ketë mjegull. Prandaj pritet që rreth orës 10 të mos ketë ndriçim të mjaftueshëm.
Eklipsi i ardhshëm, i pjesshëm i diellit do të mund të shihet në Zvicër herën tjetër pas katër vitesh, ndërkaq, për të parë një eklips të plotë, duhet të presim edhe plot 70 vjet!
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi












