Kosova
Nis festivali “Hasi jehon 2018”
Për tri net në Gjonaj të Hasit, përveç mikpritësit ShKA “Malësori”, me programet e tyre të ruajtjes së traditës nga mjediset që vijnë do të paraqiten 12 shoqëri kulturo artistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe pjesa shqiptare e Malit të Zi
Në Gjonaj të Hasit, nis sot edicioni i 29 e festivalit folklorik “Hasi jehon 2018”.
Në orën 18:00, në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj të Hasit me ekspozitën e prodhimeve të bukës, zeje kjo më të cilën hasjanët janë të njohur jo vetëm në Kosovë, nis edicioni i 29 i festivalit “Hasi jehon” 2018.
Në natën e parë paraqiten shtatë Ansamble, ndërsa siç është traditë, festivalin e hap Shoqëria kulturo artistike mikpritëse “Malësori”.
Haziz Hodaj drejtor i festivalit njofton se çdo gjë është e gatshme që të nis dasma e madhe hasjane.
“E veçanta e natës së parë të festivalit, dhe e edicionit të 29 është se, Këshilli Organizativ i festivalit, për vepër jetësore në ruajtjen e traditës së folklorit burimor do ta nderoj me mirënjohje instrumentistin tonë emblematik, me prejardhje nga Hasi, Shaqir Hotin”, njofton Hodaj, shkruan albinfo.ch.
Shaqir Hoti në natën e parë para publikut, që në festivalin “Hasi jehon” tradicionalisht është me numër të madh, do të performojë me instrumentet e tij.
Për tri net në Gjonaj të Hasit, përveç mikpritësit ShKA “Malësori”, me programet e tyre të ruajtjes së traditës nga mjediset që vijnë do të paraqiten 12 shoqëri kulturo artistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe pjesa shqiptare e Malit të Zi.
Në natën e parë përveç ShKA “Malësori” do të paraqitet: Pallati i Kulturës “Pjetër Bogdani” nga Kruma e Hasit të Shqipërisë, ShKA “ Bajram Curri” nga Krushë e madhe, ShKA “Zëri i LLapushës” nga Carralluka e Malishevës, ShKA “Jonuz Ramadani” nga Vitia, ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova, ndërsa mbrëmjen e parë do ta mbyll AAF “Rugova” nga Peja.
Edhe këtë vit ansamblet më të dalluara do të ndahen çmimet tradicionale: Malësori (çmimi i parë), Malësorja (çmimi i dytë), Lahuta (çmimi i tretë), dhe çmimi për këngëtaren më të mirë që e mban emrin e këngëtares hasjane Nazmije Hoxha. Me mirënjohje për vepër jetësore këtë vit do të nderohet Shaqir Hoti ndërsa dhe do të ndahen çmimet për koreografinë më të mirë, për rapsodin më të mirë, valltarin më të dalluar, valltaren më të dalluar, ritualin, instrumentistin më të dalluar dhe çmime të tjera tradicionale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












