Kosova
Sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni
Mësohet se tani më fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021, të caktuar për më 17 tetor, edhe zyrtarisht fillon sot dhe do të zgjasë deri më 15 tetor në mesnatë.
Partitë politike dhe kandidatët e pavarur tanimë i kanë paralajmëruar aktivitetet e tyre, edhe pse pjesa më e madhe e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë në muajt e kaluar vetëm se kishin takime joformale me qytetarët dhe prezantim të platformave të tyre në rrjetet sociale.
Partitë më të mëdha politike, fushatën e nisin tradicionalisht nga qytetet e njëjta.
LSDM-ja nën moton “Më e mira për komunën tënde”, fillon nga Manastiri, OBRM-PDUKM-ja nën moton “Krijo të ardhme të re”, fushatën e fillon nga teatri antik i Ohrit, BDI-ja nga Gostivari, Besa nga Shkupi, edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fushatën e tyre e fillojnë nga sheshi Skënderbeu në Shkup.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











