Lajme
Sot Hekurudha zvicerane feston 175-vjetorin e saj
Për nder të përvjetorit, sot pasdite, treni me avull me këshilltaren federale Simonetta Sommaruga udhëton nga Badeni në Cyrih
9 gushti është një ditë historike për Zvicrën: Në këtë ditë, pikërisht 175 vjet më parë, pra, në vitin 1847 filloi shërbimin e planifikuar, linja e parë hekurudhore e quajtur “Spanisch-Brötli-Bahn” nga Badeni i Kantonit Aargau deri në Cyrih.
Për nder të përvjetorit, sot pasdite treni me avull me këshilltaren federale, Simonetta Sommaruga, udhëton nga Badeni në Cyrih, transmeton albinfo.ch. Deputetë të Parlamentit Federal dhe kryetarët e parlamenteve kantonale të Aargaut dhe Cyrihut si dhe të ftuar janë gjithashtu të pranishëm në vagonët hekurudhorë prej druri.
Rreth 150 njerëz udhëtojnë për në Cyrih me disa vagona të trenit historik me avull. Nëse lokomotiva me avull shkakton papritur probleme, një lokomotivë “krokodil” me energji elektrike është në dispozicion në Baden për çdo rast, shkruan sda.ch.
Ceremonia zyrtare me fjalimet e ministres së Transportit, Sommaruga, shefit të SBB, Vincent Ducrot dhe Renato Fasciati, President i Shoqatës së Transportit Publik, do të zhvillohet në qendrën e riparimit SBB, në Altstetten ZH.
Lokomotiva e “Spanisch-Brötli-Bahn” e ish-Hekurudhave Veriore të Zvicrës, është një kopje reale e origjinalit. Replika, e ndërtuar për 100-vjetorin e hekurudhës, në vitin 1947, është në pronësi të Fondacionit Historik SBB në Brugg.
Dy lokomotivat e para të “Spanisch-Brötli-Bahn” ishin porositur në Karlsruhe (Gjermani). Ato quheshin “Limmat” dhe “Aare”, sipas emrave të lumenjve të njohur zviceranë, përcjell albinfo.ch. Lokomotivat origjinale funksionuan për 19 vjet deri në vitin 1866. Lokomotiva “Aare” u shkatërrua në vitin 1868 dhe “Limmat” më 1882.
Një kopje e “Limmat” qe konstruktuar për festimet e njëqindvjetorit, në vitin 1947. Me rastin e 150-vjetorit në vitin 1997 është përdorur lokomotiva 11.6 metra e gjatë që lëvizte me shpejtësi deri në 40 km/h.
(Në foto: treni i punuar në vitin 1947 si kopje reale e trenit të parë “Spanisch Brötli” të vitit 1847, i cili ishte shkatërruar në vitin 1868).
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës Viti i ri sjell një mori ndryshimesh në Zvicër, duke përfshirë prime më të larta të... -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore










