Futboll
Sot hidhet shorti për grupet e Euro 2024, Zvicra e Shqipëria mësojnë fatin e tyre
Sot do të hidhet shorti për grupet e Kampionatit Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Përveç Gjermanisë nikoqire, deri tani janë kualifikuar edhe 20 kombëtare për Kampionatin Evropian.
Në mesin e tyre gjendet edhe kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa tri vendet e mbetura do të plotësohen përmes ndeshjeve “play-off” në muajin mars.
Të gjitha këto kombëtare do ta mësojnë fatin e tyre gjatë ditës së sotme, e shtunë, 2 dhjetor, me shortin që do të tërhiqet nga ora 18:00 në Elbphilharmonie të Hamburgut.
Kombëtarja Shqiptare ndodhet në vazon e dytë, dhe do të shortohen me nga një skuadër në grup të secilës prej tre vazove të tjera.
Nuk përjashtohet që kuqezinjtë të shortohen në një “grup të vdekjes”.
Ndërkohë që Zvicra gjendet në vazo nr.4 dhe pritet të mësoj shpejt ekipin kundërshtar.

E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













