Lajme
Sot LIBE voton për liberalizim të vizave për Kosovën
Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, LIBE, i PE-së voton për liberalizim të vizave për Kosovën. Pas dështimit të demarkacionit, shpresat në Prishtinë janë zbehur
Mosratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës ia ka zbehur shpresat kosovarëve për të marrë vlerësim pozitiv nga Parlamenti i Evropës për liberalizim vizash. Prandaj, sot Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, LIBE, i PE-së voton për liberalizim të vizave për Kosovën.
Ky votim është një hap përpara se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.
Por, shpresat e kosovarëve tanimë janë zbehur, pasi që ratifikimi i demarkacionit ka qenë njëri nga dy kushtet që Brukseli ia vënë Kosovës, para se të merret drita jeshile për qarkullim pa viza në BE.
Dy raportueset e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe për liberalizim të vizave, Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, e cilësuan dështimin e Kuvendit të Kosovës për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi, në fillim të shtatorit, si “për keqardhje” por kanë nënvizuar se votimi në LIBE do të procedohet pavarësisht.
Ndërsa një ditë më parë, në një intervistë për REL, komisionari i BE-së për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, tha se është “i paqartë afati kohor për liberalizimin e vizave për Kosovën” sepse, sipas tij, “ende varet nga vendimet e saj”.
Hahn tha se kushti i Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk është përmbushur dhe ritheksoi qëndrimin se “tani çdo gjë varet nga vetë Kosova”.
Komisionari Hahn tha se në krahasim me Kosovën dy vendet e tjera në paketë, Gjeorgjia dhe Ukraina, i kanë përmbushur të gjitha kushtet dhe pritet që në vjeshtë të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. “Sa i përket dy vendeve po. Jo Kosova. Në aspektin kohor për Kosovën ende është e paqartë, sepse ende varet nga vendimet e tyre”, tha Hahn.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













