Bota
Sot në Austri ka hyrë në fuqi ndalimi i mbulesës së plotë myslimane
Në ditën e parë të zbatimit të ndalesës, policia në Aeroportin e Vjenës ka ushruar një numër kontrollimesh dhe me këtë rast ka shqiptuar disa vërejtje
Duke filluar nga sot, e dielë, 1 tetor, në Austri ka hyrë në fuqi ndalesa e bartjes së mbulesës së plotë të grave myslimane, burka-s.
Ndalesa, përveç mbulesës së grave përfshin edhe mbulesat e personave tjerë, që për shkak të frikës nga infektimet, bartin maska, shkruan apa.at. Këta të fundit duhet të kenë një leje të mjekut për të bartur maskat në fjalë. Për këtë arsye ndalesa quhet ndryshe edhe detyrim për të treguar fytyrën.
Në ditën e parë të zbatimit të ndalesës, policia në Aeroportin e Vjenës ka ushruar një numër kontrollimesh dhe me këtë rast ka shqiptuar disa vërejtje, transmeton albinfo.ch. Ndërsa ligji për ata që nuk e respektojnë ndalimin, parasheh dënime deri në 150 euro.
Ligji ka ngjallur mospajtim në mesin e banorëve të Austrisë të besimit myslimam. Sipas tyre, ndalimi i mbulesës është kontraproduktiv pikërisht kur bëhet fjalë për integrimin, ka thënë një përgjegjëse për çështje të grave në bashkësinë islame të Austrisë.
Ministria e Brendshme ka shpërndarë broshura, me të cilat, në gjuhët: gjermane, angleze, turke dhe arabe të gjithë të prekurit dhe të interesuarit tjerë mund të informohen lidhur me ligjin.
Koalicioni i përbërë nga SPÖ-ja socialdemokrate dhe ÖVP-ja konservative kishte votuar këtë ligj, për shkaqe të sigurisë dhe për të mundësuar një bashkekzistencë të hapur të shoqërisë austriake.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë










