Shkurt.ch
Sot në Zvicër priten temperatura deri në 38 gradë
Autoritetet në nivel federal kanë vendosur paralajmërimet për vapë të shkallës 4 (“Rrezik i madh”) për regjionin e Bazelit si dhe për pjesë të Kantonit Valis dhe Ticino
Vapa që ka përfshirë Zvicrën ditëve të fundit, sot pritet të arrijë një kulm të ri. Vala e ngrohtë “Ulla” mund të rrisë temperaturat e ajrit sidomos në veri dhe në jug të vendit.
Kështu, shërbimi meteorologjik SRF Meteo parashikon që në pasditen e sotme në Bazel (veriu i vendit) dhe Sitten (jugu), temperaturat të ngjiten deri në 38 gradë.
Autoritetet kompetente në nivel federal kanë vendosur paralajmërimet për vapë të shkallës 4 (“Rrezik i madh”) për regjionin e Bazelit si dhe për pjesë të Kantonit Valis dhe Ticino, tranmseton albinfo.ch
Edhe një ditë më parë, të martën, në disa vende në Valis janë regjistruar temperatura mbi 35 gradë celsius.
Kjo valë e vapës pritet të vazhdojë së paku deri të dielën. Vetëm nga fillimi i javës së ardhshme në horizont shihet një freskim i lehtë i motit.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare









