Kosova
Sot nisi viti i ri shkollor në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni
Në arsimin parauniversitar të Kosovës sot filloj viti shkollor 2023/24. Për dallim nga viti i kaluar kur pati grevë, këtë vit do të nisë me telashe sa i përket pajisjes me libra për të gjithë nxënësit, përcjell albinfo.ch.
Tekstet shkollore do të subvencionohen nga shteti, por për dallim nga vitet e kaluara, kësaj radhe prindërit do të jenë të obliguar t’i blejnë ato e më pas do t’i marrin mjetet përmes aplikimit në platformën eKosova. Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të subvencionohen me 80 euro për tekstet shkollore, ndërsa ata nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të subvencionohen me 30 euro, pasi i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar. Qeveria ka alokuar rreth 13 milionë euro për këtë qëllim.
Gjatë ditës së djeshme ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore e që janë mbi 81 mijë përfitues, derisa ka bërë të ditur se afati për aplikim do të jetë deri në fund të shtatorit.
Shqipëri
Sot nis shpërndarjen e librave falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare. Këtë vit të ri shkollor, fëmijët e klasave të dyta dhe të treta do të marrin libra të rinj falas pa qenë nevoja që t’i kthejnë ato në fund të vitit shkollor.
Me anë të një mesazhi, kryeministri Edi Rama thotë se ky sistem është bërë një traditë mbështetëse e qeverisë për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes.
“Mirëmëngjesi dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Maqedoni
Për mbi 200 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sot fillon viti shkollor 2023/2024, i cili me vendim të Qeverisë për herë të parë në vend të 10 qershorit do të përfundojë më 17 qershor.
Përveç pushimit dimëror, studentët do të kenë edhe pushim pranveror, që do të filloj nga 29 prilli dhe do të zgjas deri më 5 maj 2024.
Sipas Konceptit për Arsimin Bazë, i cili aplikohet gradualisht nga viti 2020, në këtë vit shkollor nxënësit e klasave të treta dhe të gjashta do të mësojnë sipas plan-programeve të reja dhe për këtë janë duke u përgatitur tekste të reja.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dje ka njoftuar se do të ketë vonesë vetëm për tekstet e klasës së gjashtë që janë në fazë miratimi dhe pret që ato të dorëzohen gjatë muajit shtator.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet










