Kosova
Sot, përpjekja e 50-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës
Sot, në orën 11:00, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të tentuar për herë të 50-të vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka nisur që më 15 prill. Kjo përpjekje vjen vetëm pak ditë para përfundimit të afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e procesit të konstituimit, transmeton albinfo.ch.
Në vazhdimin e fundit të mbajtur të shtunën, pjesëmarrja në sallë ishte e kufizuar. Vetëm 50 deputetë morën pjesë në votimin për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Përplasjet politike nuk kanë munguar. Partitë që më parë ishin në opozitë akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se me veprimet e saj po rrezikon rendin kushtetues të vendit. Ndërkohë, LVV-ja u ka hedhur përgjegjësinë partive opozitare, duke i akuzuar për bllokim të qëllimshëm të procesit përmes bojkotit të votimeve.
E shtuna e ardhshme shënon skadimin e afatit 1-mujor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, që Kuvendi të arrijë konstituimin e tij, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran













