Kosova
Sot, stadiumi “Fadil Vokrri” pret lejen nga UEFA
Sistemi i ndriçimit u testua disa herë, duke krijuar një panoramë mjaft të bukur
Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për të hapur dyert për ndeshjet ndërkombëtare, sipas standardeve të UEFA-s.
Mediat vendore raportojnë se të shtunën u testua me sukses sistemi i ndriçimit të këtij impianti, që iu është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, përcjell albinfo.ch.
Sistemi i ndriçimit u testua disa herë, duke krijuar një panoramë mjaft të bukur.
Inspektorët
Të hënën do të mbërrijnë në kryeqytetin e Kosovës inspektorët e UEFA-s, që do të thonë fjalën e fundit për hapjen e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do t’i luajë ndeshjet brenda Prishtina dhe përfaqësuesja e Kosovës.
Më 24 gusht bëhet saktësisht tre vjet që kur ishte nënshkruar kontrata për rinovim të stadiumit ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Komunës së Prishtinës dhe vetëm tani është drejt përfundimit.
Kryetari
Stadiumin e ka vizituar edhe kryetari i ri i FFK-së, Agim Ademi. “Vizitova stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe pashë që është bërë një punë madhështore, ku ky objekt sportiv ka marrë një pamje të mrekullueshme. Pas licencimit nga inspektorët e UEFA-s, ky stadium do të jetë gati për ndeshjet e ekipeve tona kombëtare dhe për ndeshjet kampionale. Me rinovimin e këtij stadiumi Kosova si shtet e jep një pasqyrë të zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës sportive, derisa kombëtarja jonë do ta ketë përkrahjen e fuqishme të tifozëve në ndeshjet e Ligës së Kombeve, të cilat të gjithë po i presim me padurim”, ka theksuar presidenti i FFK-së, Agim Ademi, gjatë vizitës në stadium.
Në këtë stadium pritet që ndeshjet t’i zhvillojë edhe Përfaqësuesja e Kosovës në Ligën e Kombeve, që ndodhet në grup me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe. Ky është një rast ideal për Kosovën që të kalojë grupin dhe të shkojë një xhiro më tutje, që do të ishte një sukses historik për futbollin e Kosovës.
Inspektorët e UEFA-s pritet të japin lajmin, që po e presin të gjithë adhuruesit e futbollit në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











