Kosova
Sot, vapë e madhe në Kosovë, maksimalja deri në 39 gradë
Ditën e mërkurë do të vazhdojë të mbretërojë mot shumë i nxehtë në vend, me temperatura maksimale që shkojnë deri në 38C, e lokalisht deri në 39C, njofton Prishtina Weather.
Paradite do të ketë më shumë kthjellime e diell, ndërkohë që orëve të pasdites me zhvillime të vransirave, kryesisht përreth zonave malore shfaqen mundësi për rrebeshe shiu e bubullima, që deri në mbrëmje mund të shtrihen në pjesë të tjera të vendit. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 20C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu 3-6m/s.
Temperatura të larta do të vazhdojnë përgjatë ditës së enjte dhe të premte, prej 36C deri në 38C e 39C.
Do të ketë më shumë intervale me diell, por se orëve të pasdites nuk duhet përjashtuar mundësi për zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave në pjesë të vendit. Më shumë kushte për rrebeshe e bubullima paraqiten në fundjavë.
Temperaturat gradualisht në rënie deri në 32C ditën e diel.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











