albinfo.ch
Lajme
Gjurmët e konfliktit akoma të freskëta në Kumanovë
Albinfo.Ch u sjell fotografi nga Lagjja e Trimave. Dy javë pas, atje akoma vërehen gjurmët e konfliktit që tronditi Ballkanin
Gjurmët e konfliktit akoma janë të freskëta në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Fotoreporteri i Albinfo.Ch ishte atje për të parë nga afër gjurmët e konfliktit që trazoi Ballkanin.
Ky konfliktit mendohet se ka qenë i inskenuar nga autoritetet maqedonase për të zhvendosur vëmendjen nga “Watergate” ballkanik.
Ndërsa tetë nga nëntë kosovarët e vrarë në konfliktin e 8 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, do të varrosën sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.
Ndërsa dy ditë më parën Beg Riza i njohur si komandant Begu, është varrosur të dielën në Gllogjan të Deçanit. Me këtë rast përmbyllet një kaptull i kësaj ngjarje që ka tronditur gjithë opinion në Ballkan.
Në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, kanë marrë pjesë mijëra qytetarë nga gjithë Kosova dhe viset tjera shqiptare, ndërsa Beg Rizaj është përcjell “në banesën e fundit”, si hero i Kosovë. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë edhe shumë deputetë dhe liderë komunal kosovarë.
Ceremonia e sotme organizohet nga Shoqata e familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së. Tetë nga të vrarët në Kumanovë janë: Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj. Në të njëjtin lokacion ku do të prehen këta kosovarë është edhe varri i ish presidentit Ibrahim Rugova.
Derisa sot pritet të përmbyllet ceremonia e varrimit, në anën ekziston dyshimi se disa nga të vrarët, janë ekzekutuar pas arrestimit. E nëse këtë e ka vërtetuar edhe mjekët ligjor në Prishtinë, atëherë Prokuroria e Shtetit në Kosovë pritet ta paditë Maqedoninë për shkelje të zakoneve të luftës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm





















