Kosova
Sot vazhdimi i 53-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
Seanca e fundit sipas afatit 30-ditor që kishte dhënë Gjykata Kushtetuese për konstituim
Për të 53-tën herë deputetët do të mblidhen në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. Do të jetë seanca e fundit sipas afatit 30-ditor që kishte dhënë Gjykata Kushtetuese për konstituim. E pas 27 korrikut, deputetët nuk mund të mblidhen më deri më 8 gusht pasi Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme, sipas të cilës ndalohen vendimet dhe veprimet e deputetëve deri më atë datë.
Gjykata Kushtetuese ka konsideruar që nëse nuk vendoset masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve pas datës 27 korrik, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe.
Tutje thuhet se Gjykata vlerëson se ekzistojnë rrethana të interesit publik e që përfshijnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërorë pas zgjedhjeve për Kuvend.
“Prandaj, ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas 26 korrikut 2025 është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet tutje në vendim.
Nga ana tjetër, presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh, që zyrtarisht përfundon sot, më 26 korrik.
Deputetët 52 herë nuk janë pajtuar, fillimisht për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të shkurtit, për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun. E më pas, partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë kanë kundërshtuar formimin e një komisioni për votim të fshehtë.
Ambasadorët e vendeve të huaja të premten kanë marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit. Ata janë shprehur të zhgënjyer me politikanët që nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje për zhbllokim.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia










