Lajme

Sot vendoset për seancën ku pritet votimi i Qeverisë Hoti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00, takim në të cilin do të vendoset për mbajtjen e seancës, ku pritet votimi i Qeverisë Hoti.

Në rend dite të takimit do të jetë kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka dorëzuar kërkesën për thirrjen e seancës për nesër (e mërkurë), në orën 11:00, përcjell Albinfo.ch.