Lajme
Sot, Zvicra shënon ditë zie për viktimat e zjarrit në Crans-Montana
Ditë zie në Zvicër në kujtim të viktimave të zjarrit në Crans-Montana
Zvicra ka shpallur sot ditë zie kombëtare në nderim të viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi më 1 janarnë resortin alpin Crans-Montana, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në rrjetet sociale. Në reagim thuhet se autoritetet zvicerane shprehin solidaritet dhe mbështetje për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi.
“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur, në Zvicër dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Zjarri i fuqishëm, që shpërtheu gjatë natës së Vitit të Ri në një bar në Crans-Montana, la të paktën 40 persona të vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
E-Diaspora
-
Lisjeta Thaqi, e para në botë në konkurrencën e femrave në paragllajd Nën drejtimin e Federatës Aeronautike të Kosovës, ky rezultat dëshmon se Kosova tashmë është një forcë... -
Turizmi i Kosovës do të promovohet në panairin “ITB Berlin 2026” në Gjermani -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach
Jeta në Zvicër
-
Trenat zviceranë janë ende kampionë të saktësisë Sipas Renditjes së re Evropiane të Saktësisë së Trenave, në vitin 2025, transporti hekurudhor i Zvicrës... -
Ekonomistët parashikojnë që normat zero të interesit zvicerane do të mbeten për “vite” -
Çfarë është taksa e transmetimit në Zvicër? -
Zvicra “thellësisht e alarmuar” për situatën në Lindjen e Mesme -
Preferencat e votuesve zviceranë përforcohen përpara votimeve të marsit














