Lajme
SP e Zvicrës kërkon: Kupona prej 200 frangash për të gjithë!
"Të gjithë banorët e Zvicrës duhet të jenë në gjendje të konsumojnë ose të blejnë ushqim në këta sektorë me një kupon prej 200 franga"
Për Partinë Socialdemokrate të Zvicrës (SP), kriza e koronavirusit mund të shërbejë si një sinjal fillestar për një ndryshim të sistemit ekonomik dhe politik. Ajo kërkon investime të konsiderueshme në shërbimin publik dhe në atë të kujdesit, shkruan sda.ch.
SP gjithashtu kërkon fokusim më të madh tek njerëzit që preken veçanërisht nga pasojat ekonomike të epidemisë.
Sipas SP, ata që preken në mënyrë të veçantë janë edhe kategoritë e njerëzve që u përkasin grupeve të rrezikut, transmeton albinfo.ch. Ata duhet të jenë në gjendje të qëndrojnë në shtëpi dhe të kompensohen sipas rregullave ekzistuese të kompensimit të të ardhurave.
Këtë kërkesë tashmë në masë të konsiderueshme e ka përmbushur Këshilli Federal. Por SP shkon më larg: ajo gjithashtu kërkon që punonjësit të cilët fitojnë më pak se paga mesatare prej 6.500 frangash të marrin paga të plota edhe pse punojnë me kohë të shkurtër. Premitë e sigurimit shëndetësor, sipas kësaj kërkese, duhet të ngrihen në nivelin e vitit 2020.
Ekonomia e brendshme gjithashtu duhet të forcohet, në veçanti gastronomia, turizmi, aktivitetet e kohës së lirë dhe kultura, përcjell albinfo.ch. Të gjithë banorët e Zvicrës duhet të jenë në gjendje të konsumojnë ose të blejnë ushqim në këta sektorë me një kupon prej 200 franga, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të SP-së, Roger Nordmann.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













