Lajme
Spahiu i dorëzoi letrat kredenciale Mbretit Abdullah
Para dorëzimit të kredencialeve, në Pallatin Mbretëror është organizuar një ceremoni madhështore me gardë ushtarake, gjatë të cilës janë intonuar himnet e dy vendeve
Ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu i dorëzoi letrat kredenciale mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Shkëlqesisë së tij, Abdullahu II Bin Al-Hussein duke u akredituar si ambasador jorezident i Kosovës në Jordani, njoftom MPJ në Prishtinë.
Sipas të njëjtin njoftim, para dorëzimit të kredencialeve, në Pallatin Mbretëror është organizuar një ceremoni madhështore me gardë ushtarake, gjatë të cilës janë intonuar himnet e dy vendeve.
“Ambasadori Spahiu, i shoqëruar nga Konsulli Ali Kamberi, në takimin me Mbretin Abdullah II Bin Al-Hussein, ka përcjell përshëndetjet e Presidentes, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka falënderuar për kontributin e Jordanisë për proceset në Kosovë, sidomos në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim.
Mbreti Abdullah, siç thuhet, ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të kontribuar më shumë në çështjet politiko-ekonomike të Kosovës.
Në takim ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Jordanisë, Nasser Judeh. Ambasadori Spahiu, gjatë vizitës së tij në Aman ka realizuar një sërë takimesh, ndër to edhe një takim me studentët kosovarë të cilët vijojnë studimet në Jordani
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












