Lajme
Specializim në Gjermani për mjekët nga Maqedonia
Mjekë nga Maqedonia do mund të specializojnë në Qendrën Mjekësore “Nürnberg” të Gjermanisë
Mediat e Shkupit raportojnë për një marrëveshje tashmë të firmosur nga ministri maqedonas i Shëndetësisë, Nikola Todorov, dhe drejtori i Qendrës në Nürnberg, Güter Niklevski.
“Kjo është klinika e parë ku kemi mundësi t’i dërgojmë mjekët tanë, në specializim zyrtar. Nuk e kam fjalën për trajnim… ne kemi dërguar edhe në trajnime më afatgjate, por jo edhe në specializim. Me këtë që firmosëm sot, mjekët tanë mund të kryejnë specializimin dhe t’i nënshtrohen provimit e të fitojnë specializimin gjerman”, tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.
“Bashkëpunimi mes Nürnbergut dhe Shkupit ka histori thuajse 40 vjeçare. Ky bashkëpunim ka filluar në fushën e Oftalmologjisë dhe Gastro-hematologjisë dhe deri tani, tek qendra jonë në Nürnberg, kanë qenë rreth 50 mjekë dhe personel tjetër mjekësor”, u shpreh Güter Niklevski, drejtor i Spitalit, Nürnberg..
Kjo qendër është e përbërë nga 38 klinika dhe është një nga qendrat më të mëdha në Evropë. Me specializimin e mjekëve nga Maqedonia në Gjermani, autoritetet mjekësore shpresojnë se do të përmirësojnë njohuritë në fushat deficitare në Maqedoni.
Sipas ligjit, mjekët që do të fitojnë këto njohuri janë të obliguar që të punojnë për 6 vjet në shëndetësinë publike
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











