Futboll
Spektakli mes Gjermanisë dhe Zvicrës përfundon me barazim
Sfida në Gjermani ishte shumë e bukur dhe përfundoi 3:3
Në një ndeshje shumë të bukur Gjermania dhe Zvicra kanë barazuar 3:3 në Ligën e Kombeve.
Gavranoviq realizoi në minutën e pestë, pas një asistimi nga Fruler. Ky i fundit shënoi në minutën e 26-të për 0:2, shkruan Albinfo.ch.
Ndërkohë, Timo Werner ngushtoi shifrat në 1:2 në minutën e 28-të.
Gjermania barazoi shifrat në pjesën e dytë, ku realizoi Havertz, në minutën e 55-të. Gavranoviq ishte në formë të mirë dhe shënoi sërish për Zvicrën 2:3, dy minuta më pas.
Në minutën e 60-të, Gnabry realizoi për 3:3 një gol të bukur. Ky ishte goli i fundit në këtë përballje.
Për Zvicrën nga fillimi në fushë ishin Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka si kapiten. Shaqiri luajti deri në minutën e 66-të, kurse Xhaka luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Nga minuta e 75-të luajti edhe Admir Mehmedi.
Zvicra ka dy pikë në grupin e saj, kurse lidere është Spanja me shtatë, derisa Gjermania dhe Ukraina nga gjashtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
50% më lirë vitin e parë: Safety Home me ofertë për sigurimin e pronave të mërgimtarëve në Kosovë Safety Home, platforma zvicerane e specializuar në sigurimin e pronave në Kosovë, ka lansuar një ofertë... -
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë














