Tematike
Spiuni i Bankës Sarasin duket se ka tentuar të vetëvritet
Afera Hildebrand
Ish-punonjësi i Bankës Sarasin, i cili paraqiti dokumentet në lidhje me kryetarin e BNS-së, duket së ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.
Ish-punonjësi e Bankës Sarasin, i cili është në thelb të aferës Hildebrand, thuhet se është duke përjetuar shumë keq stuhinë që ka shkaktuar. Shtypi i së dielës raporton se spiuni në fjalë është vendosur në repartin psikiatrik, pasi që madje u përpoq t’i japë fund jetës së tij, pohon gazeta “Sonntags Zeitung”.
Informatori 39-vjeçar thuhet se vuan nga depresioni nervor, bën të ditur gazeta “Der Sonntag”.
Pasi që i kishte dorëzuar dokumentet bankare një avokati të afërt me SVP/UDC-në në lidhje me presidentin e Bankës Kombëtare të Zvicrës (BNS), Hildebrand Philipp, i lartpërmenduri ka shkuar në policinë kantonale menjëherë pas shkarkimit të tij nga puna.
Sipas medieve, ai ka vuajtur nga paqëndrueshmëria mendore edhe në të kaluarën.
Sipas “SonntagsZeitung”, njeriu në fjalë ka tentuar madje edhe vetëvrasje. Ky informacion bazohet në “disa burime të pavarura”, ndërsa policia kantonale në Thurgau nuk e ka konfirmuar lajmin, por edhe nuk e ka mohuar.
Informatori është shkarkuar nga puna më 3 janar dhe dy ditë më vonë është denoncuar pranë prokurorisë së Cyrih-ut, e cila ka nisur po të njëjtën ditë hetimet penale për shkelje të sekretit bankar.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit











