Të tjera
Sportistja lë Kosovën për t’u shpërngulur në Zvicër
Pas luftës në Kosovë shumë qytetarë janë largua drejt Zvicrës, e ndër ta nuk kanë munguar edhe sportistët, duke kërkuar kushte më të mira, shkruan albinfo.ch.
Madje, edhe sportistë shumë të dalluar janë larguar nga Kosova. E fundit që ka njoftuar largimin është Arlinda Krasniqi. Ajo ka lënë Istogun për të shkuar në Zvicër.
“Njëra ndër hendbollistet më të mira që ka pasur klubi deri më tani nuk është me pjesë e klubit të hendbollit Istogu, tri herë radhazi pivotmenja më e mirë e Kosovës ka vendosur që jetën ta vazhdojë në Zvicër, ku pritet të jetojë në të ardhmen. Krasiniqi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për KHF Istogun dhe është ndër hendbollistet më meritore për rezultatet e klubit.
KHF Istogu i dëshiron të gjitha të mirat hendbollistes sonë Arlinda Krasniqi, duke e falënderuar dhe duke qenë mirënjohës për kontributin e saj për klubin dhe qytetin e Istogut”, thuhet në njoftimin e Istogut.
Arsyet besohet se janë familjare.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












