Shkurt.ch
Stagnim i ekonomisë zvicerane në tremujorin e parë
Brutoprodhimi vendor është rritur për vetëm 0.1 për qind në krahasim me tremujorin pararendës, (atë tetor-dhjetor 2015)
Ekonomia e Zvicrës gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka stagnuar. Kjo tregohet nga fakti se brutoprodhimi vendor është rritur për vetëm 0.1 për qind në krahasim me tremujorin pararendës, (atë tetor-dhjetor 2015) shkruan srf.ch. Megjithatë, në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar, rritja është 0.7 për qind.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i shtimit të shpenzimeve konsumit dhe atyre për ndërtim. Nga ana tjetër shteti gjatë këtij tremujori ka bërë më pak shpenzime dhe rrjedhimisht ka kontribuuar në mënyrë negative në produktin nacional bruto.
Eksporti i mallrave në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar është rritur për 2.1 për qind ndërsa importi, 0.4 për qind.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër










