Kosova
Stano për rihapjen e Urës së Ibrit: Çdo veprim të ndërmerret në kuadër të dialogut
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se rihapja e Urës së Ibrit është çështje dialogu, dhe “çdo vendim për hapjen duhet të bëhet në kuadër të dialogut”.
Duke folur për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit, ai ka thënë se çdo vendim që merret nga secila palë në dialog duhet të bëhet në suaza të linjave të këtij procesi, përcjell albinfo.ch.
“Ne kurrë nuk spekulojmë për skenaret ‘nëse’. Qëndrimi ynë i përgjithshëm është se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut duhet të zbatohen, ky është një detyrim i kahershëm për të dyja palët. Dhe, çfarëdo hapash dhe veprimesh që do të ndërmerren, që kanë ndikim në njërën anë dhe në tjetrën, duhet të zgjidhen, diskutohen dhe çohen përpara në kuadër të dialogut, dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












