Bota
“Starbucks” punëson 10 mijë refugjatë
Të dielën vonë Howard Schultz, CEO i kafeneve zinxhir "Starbucks", me "shqetësim të thellë u është drejtuar në faqen e korporatës punonjësve.
Ai e quajti dekretin e presidentit Donald Trump për të ndaluar qytetarët e 7 vendeve myslimane për të hyrë në SHBA “konfuz” dhe njoftoi planet e kompanisë për sigurimin e vendeve të punës në organizatë për 10 mijë refugjatë gjatë 5 vjetëve të ardhshme, raporton “AP”, përcjell albinfo.ch.
Ky është një reagim ndaj vendimit të Trumpit për ndalimin e hyrjes për qytetarët e Sirisë dhe gjashtë vendeve të tjera kryesisht myslimane. Schultz shkroi një letër për të punësuarit. Nisma do të fillojë në Shtetet e Bashkuara dhe do të mbulojë kryesisht emigrantët që më parë ishin përkthyes ose stafin mbështetës për trupat amerikane. Më vonë “Starbucks” në të gjitha 75 vendet ku ka degët e saj do të punësojë refugjatë, tha në një deklaratë shefi i “Starbucks”.
Schulz, i cili ishte një ithtar i zgjedhjes së kandidates demokrate, Hillari Klinton, kritikoi letrën dhe aspekte të tjera të programit të Trumpit.
Në letër thuhet se “Starbucks” për të mbështetur kultivuesit e kafesë në Meksikë do të aplikojë sigurim shëndetësor për punëtorët të cilët kualifikohen, në qoftë se anulohet ligji për sigurim shëndetësor dhe do të mbështesë programin e imigracionit të administratës Obama.
“Ndërto ura, jo mure”, shkroi Schultz. Sipas tij, “Starbucks” do të vazhdojë të investojë në Meksikë, ku ka mbi 600 bare dhe rreth 7.000 të punësuar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot









