Jeta në Zvicër

Statistika: Shumica e çifteve jetojnë në të njëjtën çati

Për pesë vjet në Zvicër janë regjistruar më pak divorce. Shumica e zviceranëve jetojnë në një marrëdhënie, përkatësisht tri të katërtat e të gjithë të rriturve.

Të jetuarit vetëm mbetet përjashtim në Zvicër. Shumica jetojnë në një marrëdhënie, në çift. Pjesa më e madhe e çifteve jetojnë në të njëjtën çati.

Çiftet e martuara janë të moshës 18- 80-vjeç. Katër të pestat e të gjitha çifteve të martuara janë jo të njëjtës gjini që jetojnë në të njëjtën familje, konstatohet sipas një vlerësimi nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), percjell albinfo.ch.

95 për qind e të gjitha çifteve mes 25 dhe 80 vjeç kanë fëmijë. Shpesh burri është të paktën dy vjet më i vjetër se gruaja. Niveli i arsimimit, megjithatë, është kryesisht në një nivel të ngjashëm.

Për çiftet pa fëmijë përqindja e të pamartuarve është dukshëm më e lartë.

Të tjerët nuk nguten për martesë: nga 18-24-vjeçarët, 74 për qind nuk jetojnë së bashku me një partner apo partenere. Nga 25- 34 vjeçarët vetëm 19 për qind preferojnë jetën të ndarë. Ndërsa nga mosha 35-vjeçare 90 për qind e çifteve vendosin të jetojnë në të njëjtën shtëpi.