Lajme
Stefanoviq vjen në Kosovë me lejen e Qeverisë
Kuçi: Stefanoviqit i jepet leja për të vizituar Prishtinën, me kusht të përmbajtjes nga përdorimi i "fjalorit të tij politik"
Kryenegociatori serb i bisedimeve të drejtpërdrejta midis Kosovës dhe Serbisë, Borislav Stefanoviq do të vijë në Prishtinën me lejen nga Qeveria.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i Drejtësisë, konfirmoi sot se Stefanoviqit do t’i jepet leja nga Qeveria për të vizituar Prishtinën, por me kusht të përmbajtjes nga përdorimi i “fjalorit të tij politik”.
Gjatë vizitës në Kosovë, Stefanoviq pritet të takojë krerët institucionalë, por nuk është precizuar se kë do të takojë.
Stefanoviq ka thënë se ka ndërmend të vizitojë Prishtinën para raundit të katërt të bisedimeve, për t’u takuar me ndonjërin nga bashkëbiseduesit shqiptarë të Brukselit.
Në një intervistë për gazetën serbe Danas, Stefanoviq ka thënë se “zgjidhja e Brukselit nuk do të jetë sipas parimit ‘merre ose lëre’, por propozimi për bisedime”. Sipas tij, problem te kjo temë është përplasja e dy koncepteve të ndryshme.
Sipas shefit të ekipit negociator serb, kjo situatë konfirmon se sa vështirë bëhet ndarja në çështje teknike dhe politike. Stefanoviq ka thënë se në raundin e katër të dialogut duhet të përmbyllen bisedimet për temat në të cilat ka pasur përafrim më të madh të qëndrimeve të dy palëve, e këto janë librat amzë dhe ato të kadastrit.
Ndërsa temat më problematike tani për tani janë vulat doganore dhe energjia elektrike.
Ndryshe dialogu ndërmjet ekipit të Kosovës dhe atij Serbisë duhet të vazhdojë nga mesi i majit dhe me gjasë do të zgjasë dy ditë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













