Zhvillim
“STERN&Cie“ ofron investime miliardëshe në Shqipëri dhe Ballkan
“Kriteri bazë për thithjen e investimeve të projekteve publike është që secila qeveri e Ballkanit të ofrojë garanci, se fondi i aprovuar për projektin konkret duhet të ndërtohet në afatet e parapara
“Në fazën e menjëhershme janë bërë gati 3 milardë Euro të aprovohen për projekte që do të ofrojë Qeveria Shqiptare. Është në dorën e saj të ofrojë projektet më emergjente publike, për të cilat vendi ka më së shumti nevojë. Institucionet Financiare Ndërkombëtare sinjalizojnë qartë me dritë jeshile se Reforma në Drejtësi e aprovuar nga institucionet e Shqipërisë garanton mes tjerash edhe investimet e huaja“, thotë Avni Nasufovski, përfaqësues i fondit të njohur ndërkombëtar për investime, „STERN&Cie“.
Por, siç pohon për albinfo.ch bashkëpunëtori i tij, i ngarkuar për Shqipëri dhe Kosovë, Safet Sadiku “kriteri bazë për thithjen e investimeve të projekteve publike në fusha të ndryshme është që secila qeveri e Ballkanit duhet të ofrojë garanci, se fondi i aprovuar për projektin konkret duhet të ndërtohet në afatet e parapara. Natyrisht se në kuadër të kësaj logjike, faza përgatitore duhet të jetë e saktë dhe bindëse, përfshirë edhe kompanitë që kandidojnë për kryerjen e punimeve”, tërheq vërejtjen ai.
Ndërsa duke folur për projektet publike që do të financoheshin, ai thotë: “Në projekte publike përfshihen; autostrada, resorte turistike (dimërore dhe verore), miniera, porte detare, metro dhe tramvaj në qendrat e mëdha, bujqësi, projekte ekologjike për ruajtjen e ambientit, pse jo edhe projekte në hekurudha… “
Avni Nasufovski: „Dëshiroj ta ndryshoj Ballkanin“
Më tutje Sadiku sqaron se “z.Avni Nasufovski si përfaqësues i fondit „STERN&Cie“ ka mandat zyrtar që të kontaktojë dhe të nisë bisedimet me qeveritë e vendeve të Ballkanit; Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.
Shifra e mundësisë së investimeve në autostrada, hekurudha, miniera, në turizëm, në bujqësi dhe sektorë të tjerë është shumë e lartë (disa miliardë).
“Informacionin e parë e kam dërguar në disa qeveri rajonale, përmes stafit dhe bashkëpuntorëve të mi të ngushtë. Në informacion ne kemi konfirmuar me shkrim gatishmërinë për investime në projekte të ndryshme publike, shprehet z.Nasufovski.
Në stafin e z. Avni Nasufovski, siç merr vesh albinfo.ch përfshihen edhe bashkëpuntorët e tij të ngushtë për vende të ndryshme, të cilët kontaktojnë institucionet dhe koordinojnë projektet më me prioritet; për Shqipëri dhe Kosovë z. Safet Sadiku,dhe bashkëpunëtorë të tjerë për vende të tjera.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana











