Sport

Stërvitja e kombëtares, festë për publikun

albinfo.ch ekskluzivisht nga vendgrumbullimi i Kombëtares Shqiptare, në Perros Guirec, Francë

 

  • © 2016 Albinfo.ch

  • © 2016 Albinfo.ch

  • © 2016 Albinfo.ch

  • © 2016 Albinfo.ch

  • © 2016 Albinfo.ch

  • © 2016 Albinfo.ch

  • © 2016 Albinfo.ch

  • © 2016 Albinfo.ch

  • © 2016 Albinfo.ch

Kombëtarja shqiptare ka mbajtur pasditen e sotme  konferencën e parë për media që prej ardhjes, dy ditë më parë në vendgrumbullimin e saj në Perros Guirec.

Para gazetarëve të pranishëm, shqiptarë, francezë, zviceranë, gjermanë e të tjerë kanë folur lojtarët Frederik Veseli dhe Odise Roshi.

Në fokus të medias ishte në veçanti  Veseli për faktin se është futbollisti më i ri i inkuadruar në kombëtare. Ai është pyetur për përcaktimin e tij që të luajë për kombëtaren kur dihet se në vitin 2009 ka qenë kampion botëror me Zvicrën për U17. Veseli u shpreh se ndjehet shumë mirë me kombëtaren, këtu e ka gjetur veten dhe se është pritur mjaft mirë. Unë kam lindur në Zvicër por në radhë të parë jam shqiptar dhe gjithmonë jam ndjerë si shqiptar, raporton albinfo.ch nga vendgrumbullimi i kombëtares.

Sigurisht, tha ai, unë i jam mirënjohës edhe Zvicrës, falë së cilës jam ngritur në këtë shkallë ku jam tash si futbollist. Ai u përgjigj edhe në lidhje me pozicionin ku luan, si një pozicion ku ka një konkurrencë të madhe. Është e vërtetë se ka lojtarë shumë cilësorë në sektorin e mbrojtjes ku luaj unë por ne e plotësojmë njëri tjetrin dhe deri tash çdo gjë ka shkuar si eshtë më së miri.

Menjëherë pas konferencës së shtypit, kombëtarja ka zhvilluar stërvitjet në stadiumin e qytetit Perros Guirec, shkruan albinfo.ch.

Në tribunat e stadiumit kishin ardhur një numër i madh futbolldashësish, kryesisht shqiptarë për të shikuar nga afër djelmoshat e kombëtares. Qindra shikues, sa ishin aty kanë krijuar një atmosferë të ngjashme me atë kur zhvillohen ndeshje të vërteta.

Përfundimi i stërvitjeve ka qenë një rast i mezipritur nga të fansat e kombëtares, të cilët kanë skanduar për Shqipërinë, për lojtarët e saj dhe për “Gani”-n, duke  menduar për Gianni de Biasi, i cili nuk ka përtuar të fotografohet, të japë autograme dhe të përqafohet me ta.