Lajme
Stjuardesa e British Airways, nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike
Piloti merr në telefon policinë
Mediat britanike raportojnë se një stjuardesë e kompanisë ajrore British Airways është vënë në pranga, pasi akuzohet se ishte nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike gjatë detyrës së saj në udhëtim e sipër, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se oficerët e policisë së Sussex zbarkuan në aeroportin e Gatwick dhe ndaluan stjuardesën që vinte nga Gran Canarie, pas një telefonate që morën nga piloti i avionit, se një prej punonjëseve nuk ishte në gjendje të kryente detyrën e saj.
Referuar mediave britanike, kolegët e gruas ndihmuan policinë që ta shoqëronte pasi ajo dyshohej që edhe në ato momente të ishte ende nën efektin e narkotikëve.
Ata tregojnë se piloti u detyrua të njoftonte policinë, pasi stjuardesa nuk ishte në gjendje të punonte dhe t’iu ofronte siguri pasagjerëve.
Gruaja 41-vjeçare u shoqërua në polici, ndërkohë që një hetim ka nisur ndaj saj.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Besimi i konsumatorëve në Zvicër bie në nivelin më të ulët në më shumë se një vit Indeksi i besimit ra me 12.5 pikë në mars, duke zbritur në –42.9, krahasuar me muajin... -
Si ka ndryshuar popullsia e Zvicrës -
Zvicër: Po qarkullojnë disa sëmundje njëkohësisht – qytetarët ndihen të sëmurë më shpesh -
“Një makth”: Të huajt në Evropë përballen me vonesa të gjata për leje qëndrimi -
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët












