Uncategorized
Stoltenberg: Shpërthimi i dhunës vitin e kaluar në Kosovë ishte i papranueshëm
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, tha se ai mirëpret angazhimin e fortë të Malit të Zi për reformat dhe rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik.
Stoltenberg e priti Spajiqin në selinë e NATO-s dhe pas takimit, të dy patën një konferencë për media.
“Mali i Zi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n, të cilin e vizitova vjeshtën e kaluar. Prandaj, kryeministër, mirëpres angazhimin tuaj të fortë për reformat dhe rrugën e Malit të Zi drejt integrimit të plotë euroatlantik”, tha Stoltenberg.
Ai shtoi se kjo është edhe më e rëndësishme, sepse stabiliteti në rajonin e gjerë është i brishtë.
“Shpërthimi i dhunës së vitit të kaluar në Kosovë ishte i papranueshëm. NATO reagoi shpejt dhe dërgoi 1000 trupa shtesë dhe armë të rënda. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij “, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












