Shkurt.ch
Strasburgu: Dëmshpërblim familjarëve të viktimës nga azbesti
Sipas Strasburgut, afati i ankesës duhet të jetë më i gjatë pasi që sëmundjet e shkaktuara nga azbesti paraqiten një kohë të gjatë pas kontaktit me të
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg i ka dhënë të drejtë familjarëve të mbetur të një punëtori të vdekur si pasojë e azbestit, në Zvicër. E veja e viktimës, kishte bërë ankesë në instancat e gjyqësisë zvicerane për vdekjen e të shoqit, nga pasojat e azbestit. Por ankesa e saj ishte hedhur poshtë me arsyetimin se bëhej fjalë për lëndë të vjetruar.
Personi kishte vdekur para 10 vitesh
Ndërkohë, Gjykata e Strasburgut ka ardhur në përfundimin se është e papranueshme mënyra se si Zvicra i qaset vjetrimit të rasteve të vdekjes nga azbesti. Sipas saj, viktimat nga kjo substancë kancerogjene duhet të kishin afat më të gjatë ankese dhe kërkimi të dëmshpërblimit se sa që praktikohet kjo në Zvicër.
Afati i vjetrimit të lëndës, sipas ligjeve në fuqi në Zvicër fillon atëherë kur personat e prekur kanë qenë për herë të fundit në kontakt me azbestin. Sipas Strasburgut, kjo është periudhë tepër e shkurtë, pasi që sëmundjet e shkaktuara nga azbesti, në të shumtën e rasteve paraqiten një kohë të gjatë pas kontaktit me të.
Gjykata ka detyruar Zvicrën që familjes së viktimës t`i paguajë një dëmshpërblim prej 12.810 eurosh si dhe shpenzimet procedurale prej 9000 eurosh.
Në Zvicër, nga pasojat e kontaktit me azbest kanë vdekur rreth 1300 persona. (sda)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











