Lajme
Strasburgu dënon Greqinë për dëbimin e shqiptarit
Ai ishte mbajtur për tri ditë në qelitë e policisë dhe ishte deportuar, pa iu dhënë e drejta që të apelojë ndaj vendimit për mbajtjen e tij në arrest
Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Greqinë për shkelje të së drejtës së lirisë dhe sigurisë të një të mituri shqiptar që ishte deportuar pa zbatuar procedurat ligjore.
I mituri, emri i të cilit nuk publikohet, ishte arrestuar në prill të vitit të kaluar për hyrje dhe qëndrim të paligjshme në Greqi, ngase nuk dispononte leje qëndrimi, raportojnë mediat e Tiranës.
Ai ishte mbajtur për tri ditë në qelitë e policisë dhe ishte deportuar, pa iu dhënë e drejta që të apelojë ndaj vendimit për mbajtjen e tij në arrest.
Gjykata e Strasburgut ka pranuar pretendimet e palës së të miturit dhe e ka detyruar shtetin grek që t’i paguajë të miturit shqiptar një shumë prej 2.000 eurosh, për dëmtim psikologjik të personit.
Rastet e mbajtjes pa u respektuar procedurat legjitime të emigrantëve, përbëjnë një fenomen rutinor në Greqi, mirëpo ato arrijnë rrallë në sallat e gjyqeve, dhe aq më rrallë e drejta kalon në anën e emigrantëve
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











