Lajme
StrayCoCo paralajmëron: “Kujdes me qentë që i sillni nga Kosova në Zvicër!”
"Ju nuk mund t'i merrni qentë apo macet në Kosovë, thjesht nga rruga apo t'i bleni, për t`i sjellë këndej. BE dhe Zvicra kanë rregulla strikte për këtë"
Që nga fillimi i pushimeve verore më janë paraqitur vajza duke qarë në telefon. Ato më kanë treguar se kanë sjellë qen nga Kosova në Zvicër pa dokumente të vlefshme – dhe pastaj ata u janë konfiskuar nga zyra veterinare në Bazel dhe më pas në Cyrih. Të dy qentë do të eutanizohen (vrasje me asistencë) përveç nëse pronaret nuk i kthejnë sërish në Kosovë.
Kështu shkruan Helen Wormser, drejtuese e organizatës zvicerane për mbrojtjen e kafshëve StrayCoCo, në një letër me të cilën i drejtohet albinfo.ch për t`ua bërë të njohura kosovarëve veprimet që duhen ndërmarrë në këto raste.
Kosovarët në Zvicër gjithmonë kontaktojnë organizatën StrayCoCo për probleme të ngjashme – thërrasin edhe gjermanët, sepse ne jemi e vetmja organizatë e huaj që punojmë me veterinerë dhe sigurojmë strehë ku mund të strehohen qentë dhe të jetojnë në mënyrë kolektive.
Pra, si çdo vit, nga Zvicra apo Gjermania qentë (nga rastet si ato të përmendura më lart) kthehen në Kosovë dhe, që të mund të eksportohen legalisht në Zvicër apo Gjermani, duhen katër muaj. Gjithçka kushton shumë, aq më tepër që zyrat veterinare të kantoneve zvicerane i karantinojnë qentë për 10 ditë më parë, gjë që i kushton shumë para edhe importuesit, thotë Wormser për albinfo.ch. Ata nuk do t’i kthejnë qentë para se të kenë rezervuar fluturimin për në Prishtinë. Pra edhe fluturimi duhet paguar, konvikti i qenit, vaksinat, analizat etj… Për të gjitha këto duhet të llogaritësh të shpenzosh fare lehtë 2000 CHF/EUR. Dhe kjo ndodh vetëm për faktin se nuk ke treguar vëmendje dhe nuk ke pyetur më parë.
Të dashur dashamirës të kafshëve, kushtojini vëmendje!
Fondacioni i qenve StrayCoCo njofton: Javën e kaluar zyrat veterinare të Cyrihut dhe Bazelit konfiskuan dy qen të importuar ilegalisht nga Kosova. Ju nuk mund t’i merrni qentë apo macet në Kosovë, thjesht nga rruga apo t’i bleni, për t`i sjellë këndej. Si BE, ashtu edhe Zvicra kanë rregulla strikte se kur mund të importohet një kafshë. Nuk mjafton thjesht një pasaportë qeni dhe një vaksinim kundër tërbimit!
Gjithashtu, mos u besoni me mendjelehtësi asnjë veterineri, pasi shumica e veterinerëve në Kosovë nuk janë të njohur me rregulloret e importit në BE/Zvicër. Ka pak veterinerë në Prishtinë, pastaj në Gjakovë, Vushtrri dhe Mitrovicë që rregullisht përgatisin qen për eksport. Koha e përgatitjes është 4 muaj.
Çfarë kërkojnë BE-ja dhe Zvicra?
1.) Implant çipi;
2.) Vaksinimi i njëkohshëm kundër tërbimit – të gjitha të shënuara në kartën e vaksinimit;
3.) Një muaj pas vaksinimit kundër tërbimit, duhet të kryhet një test titrimi në një laborator të miratuar nga BE;
4.) Nëse qeni e ka kaluar testin, duhet të prisni edhe 3 muaj para se ta importoni në BE/Zvicër me dokumentet përkatëse, pasaportën dhe testin e titrit.
5.) Pastaj ka dallime nëse merrni një kafshë me vete me makinë apo aeroplan. Në Zvicër ju duhet një leje importi nga Zyra Federale e Veterinarisë për fluturimin, shrkuan albinfo.ch. Për më tepër, Zvicra nuk e lejon pronarin t’ia besojë qenin një pale të tretë – ju duhet të fluturoni vetë. Mund të hyni kudo me makinë pa leje nga organet veterinare, me kusht që të keni respektuar rregullat e mësipërme. Palët e treta gjithashtu mund të sjellin qenin tuaj me vete.
Nëse doni të “shpëtoni” një kafshë, siguroni më shumë kohë dhe mos e dërgoni atë në vdekje të sigurt në Zvicër/BE! Ky nuk është shpëtim! Gjeni të afërm që janë të gatshëm të kujdesen për qentë tuaj për disa muaj derisa ata të jenë gati për të udhëtuar. Gjithë të mirat për ju dhe kafshën tuaj të re! Përshëndetje edhe nga StrayCoCo.com.
E-Diaspora
-
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë Mjekë specialistë nga vendi që jetojnë dhe punojnë në Evropë pritet të përfshihen në trajtimin e... -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane vlerëson sistemet alternative të mbrojtjes ajrore Qeveria zvicerane po ndjek blerjen e një sistemi shtesë të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë... -
Lajmet që morën më shumë vëmendje këtë javë -
SMS Blaster, një mjet i ri mashtrimi aq i thjeshtë sa edhe efektiv, po përhapet në Zvicër -
Farmacitë në Bazel në veprim kundër dhunës në familje -
Pabarazitë në rritje në Zvicër













