Lajme
Studentët e diasporës ndihmojnë skamnorët
Edhe pse vetë jetojnë me bursa, disa studentë që jetojnë në Gjermani kanë ndihmuar 14 familje kosovare që jetojnë në kontejnera në lagjen “Fusha e Pajtimit” në Prishtinë
Një grup studentësh nga Kosova që studiojnë në Gjermani, edhe pse vetë jetojnë me bursa, kanë shprehur ndjenjë solidariteti për t’i ndihmuar 14 familje kosovare që jetojnë në kontejnera në lagjen “Fusha e Pajtimit” në Prishtinë. Pasi panë në medie se këta familjarë jetojnë në kushte të rënda, studentët morën iniciativë për ndihmë.
Ata u organizuan në Gjermani, duke dhuruar nga të ardhurat e tyre studentore disa mjete, që do t’u ndihmojnë sadopak këtyre familjeve. Këta studentë sot kanë qëndruar në këtët lagje dhe e kanë parë vetë se në çfarë rrethana jetojnë këta shqiptarë, 15 vjet pas përfundimit të luftës.
Aktivitete si këto nga ky grup, të cilët studiojnë e jetojnë në qytete të ndryshme të Gjermanisë, ka pasur edhe vitin e kaluar, citon RTK.
“Me gjithë potencialin e kufizuar financiar, ata ndihmuan me të holla rreth 14 familje që për momentin jetojnë aty, mirëpo dëshira e tyre është që të ketë një vetëdijesim më të madh shoqëror për problematikën e këtyre familjeve dhe një ndihmë thelbësore edhe e shtetit apo Komunës për sigurimin e një vendbanimi normal”, thuhet në raport.
Ndryshe, në kuadër të “Ditëve të Diasporës -2014”, në Prizren është mbajtur tryeza me studentët nga diaspora, me temën “Sfidat dhe sukseset e studentëve nga diaspora”. Pjesëmarrës ishin studentët shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në vende të ndryshme evropiane (Gjermani , Francë, Suedi, Norvegji, Kroaci dhe Turqi).
Në këtë tryezë u diskutua për lehtësitë që ofrojnë institucionet e Kosovës për studimet në Kosovë, për garancitë ligjore të investimit në vendlindje, si dhe për planet e projektet e Ministrisë së Diasporës për të ardhmen.
Ata shprehën interesim që në të ardhmen të përfshihen në projektet që kanë të bëjnë me kulturën, sportin e fusha të tjera. U fol edhe për rrjetëzimin e shoqatave studentore dhe rinore që veprojnë jashtë vendit. Njëherësh u diskutua dhe u dhanë informacione rreth procesit të regjistrimit të diasporës.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














