Integrimi
Studentët e Lozanës duan të bashkojnë shoqatat shqiptare në Kantonin Vaud
Komiteti AEAUL synon të bëjë bashkë në një takim shoqatat shqiptare që veprojnë në Kantonin Vaud
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës, e cila është më e vjetra ndër shoqatat studentore shqiptare të Zvicrës ka ndërmarrë një aktivitet interesant. Ajo synon të bëjë bashkë në një takim shoqatat shqiptare që veprojnë në kantonin Vaud.
“Ne, si Shoqatë e Studentëve Shqiptarë të Universitetit së Lozanës, dëshirojmë që në të ardhmen, t’ju ftojmë në një takim me të gjitha organizatat shqiptare të kantonit, përveç atyre në të cilat përmbajnë në vetvete qëllime partiake dhe fetare. Duke u nisur nga ideja që disa takime gjatë vitit do të jenë të frytshme dhe përfituese për të gjithë ne sepse do të kemi mundësinë të shkëmbejmë idetë tona, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe pse jo, të organizojmë së bashku ndonjë aktivitet”, thuhet në fillim të ftesës.
“Ideja jonë për këtë takim është kjo: çdo organizatë ta dërgojë një përfaqësues, i cili do ta bëjë një paraqitje të shkurtër të organizatës që ai përfaqëson dhe të flasë mbi projektet e këtij viti. Pastaj do të shkëmbejmë një kohë për të biseduar së bashku mbi planet dhe ndihmën që mund t’i ofrojmë njëri-tjetrit dhe për fund kemi menduar të bisedojmë mbi organizimin dhe aktivizimin e diasporës sonë në Kanton.
Kështu besojmë që keni një skicë mbi projektin tonë. E kemi quajtur skicë sepse qëllimi i kësaj letre është të përfitojmë nga opinioni i çdo organizate mbi këtë projekt. Për këtë arsye jeni të lutur të na njoftoni nese jeni të interesuar, të na bëni vërejtje dhe sugjerime mbi këtë projekt dhe mundësisht të na tregoni cila ditë e javës dhe cila orë ju përshtatet më së miri për takimin tonë.
Pasi të kemi marrë përgjigjje nga të gjitha organizatat, ne do të ju kontaktojmë për t’ju paraqitur projektin përfundimtar i cili do jetë i përfunduar falë ideve, vërejtjeve dhe sugjerimeve tuaja ku bashkëngjitur do të ketë dhe një datë e një orë të caktuar që do përputhet me kërkesat tuaja”, thuhet në fund të ftesës.
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës, (Komiteti AEAUL) në letrën e saj ka bashkëngjitur organizatat shqiptare që veprojnë në kanton. Ajo kërkon nga të adresuarit që të japin njoftime nëse këto shoqata janë ende aktive ose jo. Fjala është për subjektet në vijim:
- SHIKO
- Ilirët
- Shoqata Shqiptare e Rajonit Moudon
- Teatri Shqiptar “Kurora” Nyon
- Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër
- Forumi shoqëror i femrës shqiptare “LIRIA”
- ISEAL
- Shoqata shqiptaro-zvicerane “ARDHMËRIA”
- Teuta
- FC “Bashkimi” Vevey
- LAPSH VD
- FC “Iliria” Payerne
- FC “Dardania” Lausanne
- ch
- Albanian-Engineering of Switzerland
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












