Shqipëria
Studentët i thonë Ramës se po ua vret shpresën
Kryeministri Edi Rama është braktisur nga pjesa më e madhe e studentëve, gjatë një takimi me ta në Universitetin e Vlorës. Fillimisht folën dy studentë që i treguan kryeministrit se ata nuk kërkojnë largimin e qeverisë së tij, por vetëm plotësimin e 8 kërkesave.
Sipas tyre, nëse nuk plotësohen kërkesat pas janarit, qeveria do ta ketë punën keq. Pasi kryeministri kërkoi t’u përgjigjej dy pyetjeve të para të bëra nga studentët, disa prej tyre nuk pranuan. Një pjesë e madhe e tyre që ishin në korridoret e sallës ku mbahej takimi, vendosën të dilnin jashtë, shkruan albinfo.ch
Ata kanë dalë duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ndërsa Rama ironizoi me këtë, duke u shprehur se Evropa nuk është kështu. Ndërsa një student i tha Ramës: “Vijnë studentët këtu dhe ju i quani komunizmë, pse i quani komunizëm? Vërtet ai të vriste në bulevard, ju po na e vrisni shpresën. Më mirë të pastrosh haletë jashtë, shërbimi mjekësor dhe policor janë gati. Janë bërë radhët si në kohën e Enverit… Babai im mori kredi për të paguar tarifën e legalizimeve”.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit











