Lajme
Studentët: Liberalizimi i vizave – menjëherë!
Studnetët shprehin pakënaqësinë me procesin e liberalizimit të vizave, duke kërkuar që të përshpejtohet ky proces
Me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës Përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, kanë vendosur një objekt simbolik para selisë së Komisionit Evropian. Në këtë mënyrë ata shprehin pakënaqësinë me procesin e liberalizimit të vizave, duke kërkuar nga institucionet ndërkombëtare e vendore, që të përshpejtohet ky proces.
Objekti i vendosur të cilin e vendosën përfaqësues të kësaj organizate studentore, kishte hartën e vendeve të rajonit dhe të drejtën e tyre për lëvizje të lirë, ndërkaq në mesin e vendeve të rajonit, vetëm Kosova nuk e ka një mundësi të tillë.
Kryetari i Parlamentit Studentor, Selim Daku tha se ky objekt, të cilën e kanë sjellë para selisë së Komisionit Evropian, paraqet gjendjen e shtetit të Kosovës, të cilit i pamundësohet lëvizja e lirë.
“Ne me këtë akt paraqesim pakënaqësinë tonë për mos lëvizje të lirë dhe kërkojmë nga instancat evropiane, Komisioni Evropian, por edhe nga qeveria jonë, që të përshpejtojnë procedurat e liberalizimit të vizave edhe për ne studentët edhe për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë e studentëve, të zhvillohen hulumtime në vende tjera, ku tani është e pa mundur”, ka thënë Daku.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











