©albinfo.ch
Integrimi
Studentët shqiptarë, të bashkuar rreth “Sofrës”
Një nga qëllimet e „Sofrës“ është që t’i bashkojë të gjithë studentët shqiptarë dhe krahas bisedave dhe takimeve me studentët e rinj, të shijojnë edhe gatimet e tyre që i sjell secili nga shtëpia
Për çdo pranverë, studentët shqiptarë që studiojnë në Cyrih i bashkon “Sofra”. Është bërë tashmë traditë që shoqata e këtyre studentëve „Studenti“ të organizojë një eveniment të tillë.
„Ky organizim mbahet çdo vit dhe qëllimi është që të takohemi para se ta përfundojmë vitin, sepse tash nis edhe koha e provimeve dhe pastaj koha e pushimeve verore tre muaj, kështu që studentët takohen tek në shtator apo tetor, në vjeshtë. Qëllimi është që të bashkohemi dhe të hamë ushqime tradicionale në evenimentin “Sofra”.
Vitin e kaluar e kemi pasur jashtë sofrën, sepse ka qenë koha shumë e mirë, mirëpo sot nuk na lejon moti me shi që ta mbajmë jashtë, kështu që u detyruam të futemi brenda. Siç e shihni, ka shumë studentë dhe jo vetëm ata të cilët jetojnë në Zurich, por edhe nga Freiburgu, St. Galleni…“, thotë Arbnora Aliu, kryetare e shoqatës “Studenti” në Zürich.
Në mesin e studentëve shqiptarë që studiojnë në Universitetin e Zürichut për këtë eveniment kishte ardhur edhe Lulzimi, i cili është student nga Gjermania.
„Kjo është hera e parë që marr pjesë në „Sofra“ dhe këtë organizim e njoh shumë mirë, sepse kam dëgjuar nga vëllai dhe motra ime që kanë qenë këtu pjesëmarrës. Në Gjermani, gjegjësisht në Frankfurt, aty ku studioj unë, ka studentë shqiptarë, por nuk ka organizim të tillë si në Zvicër. Patjetër duhet të ketë organizim edhe atje, sepse vërehet mungesa e tij, mungesa e kontaktit. Nga këto organizime ne përfitojmë shumë, sepse kontakton me njerëz dhe në mënyrë shumë shoqërore dhe ata njerëz që i njoftova përmes vëllait dhe motrës kontaktet i mbaj edhe më tutje dhe më vjen mirë që i takoj gjithmonë“, tha Lulzim Alimi, që kishte përfunduar Informatikën, shkencat kompjuterike në Frankfurt të Gjermanisë.
Një sallë relativisht e madhe, ku në mes ishte e vendosur “Sofra”, edhe pse mbi të nuk kishte ushqim, i kishin vendosur dy çiftelia, ndërsa në tavolinat për rreth ishin të ulur djem dhe vajza. Dera ishte e hapur, ndërsa jashtë po përgatitni në grill, secili çfarë të dojë të hajë. Po ashtu para hyrjes përveç grillit, rrinin në këmbë dhe bisedonin studentë të tjerë, ku natyrisht që nuk mungoi as muzika.
Për ta ripërjetuar jetën studentore ishte edhe ish-kryetari i kësaj shoqate, Orhan Spahiu, i cili tha se ka dallim nga koha kur ishte ai kryetar.
„Sofra është qysh prej fillimit. Prejse ka filluar të funksionojë shoqata e studentëve, “Sofra” ka qenë një eveniment që gjithmonë është mbajtur. Qëllimi nuk ka ndryshuar, por vërehet vetëm se numri është shumë më i madh se atëherë. Unë prej vitit 2011 nuk jam më student dhe tash pjesën më të madhe nuk i njoh, kurse atëherë i kemi njohur të gjithë me emër e mbiemër. Tash numri i studentëve është shumëfishuar dhe po vazhdon, gjë që është shumë e mirë për të ardhmen“, tha ndër të tjera Spahiu, ish- kryetar i kësaj shoqate, kurse tashmë jurist i diplomuar.
Përveç “Sofrës”, kjo shoqatë në shtator mban organizimin “Old meet young”, ku studentët e vjetër takojnë “brucoshët” si dhe festa e 28 Nëntorit.
Diku 15 vjet më parë në Universitetin e Zürichut ishin duke studiuar rreth 35-40 studentë shqiptarë, ndërsa sot janë rreth 400. „Studenti“ vazhdon punën e saj ndër vite, duke hapur shtigje të reja dhe organizime që studentët vazhdimisht janë të informuar mirë për njëri-tjetrin.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë






















