Lajme
Studentët shqiptarë të Universitetit të Lozanës vizituan Ambasadën e RSH në Bernë
Përfaqësuesit e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës vizituan ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, njofton albinfo.ch.
Ambasadori priti në takim studentët Dea Bllaca, Ardiana Dacaj, Arbër Gashi dhe Zarif Berisha kishte në fokus njohjen më nga afër me studentët që studiojnë në Zvicër si dhe ndërtimin e një marrëdhënieje partneriteti mes Ambasadës dhe shoqatave studentore.
Gjatë këtij takimi, veç tjerash, Ambasadori ftoi studentët të marrin pjesë në veprimtaritë që do të zhvillohen në Tiranë me rastin e shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 (EYC2022), ku në qendër të të cilave do të jenë të rinjtë, shfaqja e potencialit që ata kanë si dhe fuqizimi i rolit të tyre në vendimmarrje.
Studentët janë një nga komuniteti më kontribues i imazhit pozitiv të shqiptarëve në Zvicër, pavarësisht problematikave dhe sfidave që ata kalojnë.
Ambasada e RSH në Bernë, do të vijojë të jetë mbështetja dhe zëri i tyre në sfidat dhe problematikat e studentëve shqiptarë që jetojnë, studiojnë dhe ndërtojnë karrierën intelektuale në Zvicër.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












