E-Diaspora
Studentët shqiptarë të Zvicrës, kuqezi për Festën e Flamurit
Të mbledhur nga e gjithë Zvicra, studentët shqiptarë kanë festuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë në „Rinora 4“, diskotekë e njohur në Rümlang të Cyrihut
Studentët e filluan karvanin e festimeve që organizohen nga shqiptarët për Festën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë në shumë vende të Zvicrës.
Kryetarja e shoqatës „Studenti“, Vjosa Ismaili, studente e ekonomisë me prejardhje nga Tetova, është hera e parë që në këtë cilësi ka marrë barrën të organizojë një mbrëmje festive me rastin e kësaj dite të rëndësishme për shqiptarët.
Të gjithë studentët kanë shfrytëzuar rastin që në hyrje të bëjnë një foto me plis në kokë, me çifteli me një sfond të flamurit kombëtar.
Vjosa Ismaili kishte ftuar edhe studentë zviceranë që t’i bashkohen në këtë mbrëmje festive edhe pse ajo e pranon që asnjëherë nuk u ishte bashkuar më 1 gusht në festën e pavarësisë së Zvicrës.
„Ne e kemi organizuar këtë mbrëmje që t’i bashkojmë të gjithë studentët shqiptarë. Nuk ka studentë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, të gjithë jemi shqiptarë. Pavarësinë e kemi shpallur para 102 vjetëve“, tha Vjosa duke pohuar se edhe kur nuk janë festat, raportet e tyre ndërmjet studentëve shqiptarë kanë ndryshuar.
Për ta konfirmuar këtë argument ajo thotë të ketë më shumë shoqe studente nga Kosova se nga Maqedonia.
Kurse Zef Duhanaj, një student i ekonomisë dhe informatikës në Cyrih është hera e dytë që feston ditën e flamurit bashkë me studentë tjerë.
„Unë e kam pasaportën zvicerane por ndihem edhe si shqiptar. Është një event i mirë për të kujtuar se ku i kemi rrënjët. Bëhemi bashkë me studentët e Lozanës, Friburgut, Bernës, St Gallenit etj. Eshtë si një bashkim kombëtar i studentëve shqiptarë“, tha Duhanaj me origjinë nga Klina e Kosovës.
Flamur Selmani me një plis të bardhë me shqiponjë ka dalluar nga studentët tjerë në këtë mbrëmje festive të flamurit në Rinora 4.
„Për mua ka shumë domethënie kjo ditë prandaj e kam emrin Flamur. Si i vogël jam rritur me këtë festë. Jam krenar që kjo ditë na bashkon të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet“, tha studenti i elektroteknikës në ETH të Cyrihut me origjinë nga Kërçova.
Edhe Flamuri thotë se edhe pse posedon pasaportë zvicerane ndihet më shumë shqiptar. „Po në shtëpi flas shqip, flas me shokët shqip, nuk mundem me thënë se ndihem më shumë zviceran“, thotë Flamuri.
„Pavarësisht se ku jetojmë kjo datë është shumë me rëndësi për neve shqiptarët“, thotë nga ana tjetër doktoranti në Fakultetin Juridik në Universitetin e Friborgut, Burim Ramaj.
„Unë e kam pasaportën zvicerane por janë dy koncepte të shtetësisë, njëri francez që thotë se je shtetas i atij shteti ku jeton dhe njëri gjerman që thotë që i përket asaj etnie me të cilën ke lindur. E unë kam lindur shqiptar.“, tha Ramaj. Ai thotë se ata bëhen bashkë shpesh se i bashkon gjuha.
Kremtimi i 28 Nëntorit është njëri nga aktivitetet më të rëndësishëm të shoqatës “Studenti”, i cila tash sa vjet është bërë tradicional dhe organizohet për cdo vit për studentët e këtushëm shqiptarë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












