Lajme
Studim: 1 orë vrapim, 7 orë jetë më shumë
Vrapimi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin dhe jetëgjatësinë.
Në çdo hap të hedhur gjatë vrapit, në organizëm vihen në punë plot 200 muskuj.
Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, ka zbuluar se për çdo orë që shpenzoni duke vrapuar përfitoni 7 orë shtesë jetë.
Për më tepër, ata që vrapojnë 20-30 km në javë kanë një imunitet më të fortë dhe janë më pak të prirur të sëmuren nga e ftohura.
Vrapo që të ruash mendjen
Ekspertët thonë se vrapi e ndihmon njeriun të mbajë mendjen të mbledhur. Ai mban larg depresionin dhe ankthin sepse gjatë vrapit, trupi çliron endorfinë, hormon që na bën të ndihemi më të lumtur, më pozitiv dhe shpresëplotë.
Vrapi i bën mirë zemrës, imunitetit, mushkërisë, trurit dhe gjakut.
Studimet thonë se njerëzit që vrapojnë rregullisht janë 25-40 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.
Sikur të mos mjaftonin këto përfitime, ekspertët nënvizojnë faktin se vrapi është shpërblyes në shumë aspekte të jetës.
Ai e ndihmon njeriun të ndërtojë një karakter më të fortë, të ketë disiplinë e të jetë më i balancuar e krijues në punë dhe në jetën personale.
Vrapo që të kesh kocka më të forta
Sipas këtij studimi të Universitetit të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vrapi i rregullt përmirëson shumë qëndrueshmërinë afatgjatë të kockave.
Sipas tyre, nëse njeriu vrapon 12-20 minuta tre herë në ditë, mundet të rrisë dendësinë minerale të kockave duke i bërë ato më të forta.
Vrapi, burrat vrapojnë më shpejt, gratë rezistojnë më gjatë
Disa ekspertë janë të mendimit se mënyra e të vrapuarit bazohet shumë tek gjinia. Së pari, zemra e një gruaje besohet të jetë më e vogël në përmasa nga ajo e një burri.
Një zemër e madhe mund të pompojë gjak të oksigjenuar më shumë dhe më shpejt drejt të gjithë trupit. Kjo është arsyeja përse meshkujt vrapojnë më shpejt dhe më gjatë.
Gratë nga ana tjetër kanë qëndrueshmëri më afatgjatë. Në maratona të ndryshme është vërejtur se ndryshe nga burrat, gratë përshpejtojnë vrapin në pjesën e dytë të garës.
Në fillim të saj, ato qëndrojnë pas megjithatë në mënyrë të ngadaltë e të qëndrueshme ata rrisin shpejtësinë dhe kapin majat më të larta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Poloni
Kori i Filharmonisë së Kosovës hap Festivalin “4 Tradita” në Kraków -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Londër
Violinistja Alda Dizdari mahnit publikun londinez në koncertin në “St. James Piccadilly” -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie












